Lajme

“Qielli i Shqiponjave 2026” përfundon me sukses për kadetët e FSK-së

06/26/2026 18:18
nga:Y I

Qendra për Studime Universitare e Forcës së Sigurisë së kosovës ka përmbyllur me sukses vlerësimin praktik për vitin akademik 2025/2026, “Qielli i Shqiponjave 2026”.

FSK njofton se gjatë nëntë ditëve të angazhimit intensiv në rajonin e Gjakovës, kadetët zhvilluan operacione luftarake në nivel togu dhe kompanie, duke zbatuar në terren njohuritë teorike dhe praktike të fituara gjatë vitit akademik.

“Vlerësimi përfshiu planifikimin dhe ekzekutimin e operacioneve luftarake, drilleve të betejës, koordinimin ndërmjet njësive dhe vendimmarrjen në kushte dinamike, duke forcuar aftësitë udhëheqëse, disiplinën dhe frymën ekipore të kadetëve”, njofton FSK.