Lajme

“Qeverisje e Kinës” – Arifi kritika Qeverisë Kurti 3: Thoshin se s’duhet më shumë se 10 ministri, tani i bënë 19 – e panevojshme

02/19/2026 13:23
nga:G B

“Qeverisje e Kinës” – Arifi kritika Qeverisë Kurti 3: Thoshin se s’duhet më shumë se 10 ministri, tani i bënë 19 – e panevojshme

“Nëse nuk ndërrojnë, Kosovën e pret një periudhë e vështirë”

Analisti politik, Avni Arifi, ka kritikuar Qeverinë Kurti 3 për rritjen e numrit të ministrive.

Ai në një intervistë për Gazeta Blic, ka thënë se duket si qeverisje e Kinës, me numër shumë të madh të ministrive.

“Po të ktheheshim në qëndrimet e LVV-së të vitit 2017, unë do të duhej të isha tejet kritik, madje dhe ofendues. Është një qeverisje e Kinës, qeveri shumë e madhe, e panevojshme. Numri i ministri është rritur pa nevojë”, ka thënë ai.

Arifi ka shtuar se vështirë se mund të pritet ndryshim nga kjo qeveri, derisa shumica e ministrave janë të njëjtë.

Ai kritikoi kryeministrin Kurti që ka bërë krejt ato për të cilat i ka kritikuar qeveritë e mëparshme dhe që ka thënë që nuk i bën.

Po ashtu, ai ka kujtuar deklaratat e tij se nuk duhen më shumë se 10 ministri, ndërsa që e ka rritur numrin në 19.

Krejt në fund, Arifi paralajmëroi se nëse nuk ka ndryshime nga qeverisja e kaluar, Kosovën e pret një periudhë e vështirë në shumë aspekte./Gazeta Blic/