Lajme

​Qeveria zotohet për subvencionim të energjisë në shumën prej 90 milionë eurosh

02/05/2022 22:36
nga:Y I

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen elektronike, të 60-ën me radhë, në të cilën ka miratuar vendimin për zotimin e Qeverisë për subvencionimin e energjisë.

Në mbledhjen e sotme është miratuar propozimi i Ministrisë së Ekonomisë për zotimin e Qeverisë për subvencionimin e pagesës së energjisë nga konsumatorët.

Sipas vendimit të miratuar, Qeveria e Republikës së Kosovës është zotuar për subvencionim të energjisë në shumën prej 90 milionë euro.

Vendimi synon të ulë ndikimin e tarifave të energjisë për konsumatorët.

Ky vendim është marrë pas rritjes enorme të çmimeve të importit, që ka shkaktuar krizën e furnizimit me energji elektrike në vend.

Deputeti shqiptar në Mal të Zi: Ka mundësi reale që Abazoviq të bëhet kryeministër!