Lajme

Qeveria vjen me njoftimin e fundit për shtesat prej 100 eurosh

04/18/2022 18:01
nga:Gazeta Blic

Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi të lëshuar për media ka njoftuar se ka ekzekutuar shtesat prej 100 eurosh për pensionistët, raporton Gazeta Blic.

“Javën tjetër do të ekzekutohet pagesa e dyfishtë e asistencës sociale për 26 mijë familje dhe shtesat për punëtorët e sektorit publik”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Të premten janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për pensionmarrësit në Republikën e Kosovës nga pakoja mbështetëse prej 100 milionë euro për 800 mijë qytetarë.

Javën tjetër do të ekzekutohet pagesa e dyfishtë e asistencës sociale për 26 mijë familje dhe shtesat për punëtorët e sektorit publik.