Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka prezantuar në Kuvend programin e shtatë kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.
Bislimi tha se programi i shtatë kombëtar për zbatimin e MSA për periudhën 2022-2026 ndahet në tri blloqe.
Blloku i parë përfshirën kriteret politike, ai i dytë ato ekonomike dhe i treti që parasheh përafrimin e legjislacionit tonë me atë të Bashkimit Evropian
Në kuadër të këtij programi sipas Bislimit do të zbatohen 242 masa. Ai tha se për zbatimin e këtij programi të gjitha institucionet përgjegjëse kanë buxhet të mjaftuar.
“Dokumenti që po e diskutojmë është programi i shtatë kombëtar për zbatimin e MSA-së 2022 – 2026 dhe është miratuar në Qeveri më 9 mars. Ky program bëhet nga tri kritere. Kriteri politik, ai ekonomik dhe kriteri që parasheh përafrimin e legjislacionit tonë me atë të Bashkimit Evropian. Për zbatimin e këtij programi të gjitha institucionet përgjegjëse kanë buxhet të mjaftuar. Është e nevojshme të zbatohet në tërësi në harmoni me “era2”. Në kriterin politik parashihen reformat e legjislacionit për reformën e administratës publike, reformës zgjedhore, racionalizimin e agjencive. Kriteret ekonomike përfshijnë planet e veprimit për reformat në financat publike dhe ndërmarrjet publike. Ky program ka rëndësi të veçantë meqë vjen në një kohë kur Qeveria e Kosovës është zotuar se do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.”, u shpreh Bislimi në seancën e Kuvendit.


