Lajme

Qeveria thotë se ka punuar, Opozita sheh regres në fushën e integrimit

12/06/2023 20:23
nga:Sh R

Qeveria e Kosovës prej kohësh ka paraqitur synimet e sajë për integrimin në organizata ndërkombëtare, por që gjatë vitit 2023 pavarësisht hapave të ndërmarr vendi nuk ka arritur të anëtarësohet në asnjërën prej këtyre organizatave.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbëreshë Kryeziu thotë se Qeveria ka punuar për arritjen e këtyre aspiratave, por sipas saj duhet ende punë deri në finalizim.

Kryetarja e Komisionit parlamentar për Integrime, Rrezarta Krasniqi, thotë se pavarësisht ndihmës se opozitës, pushteti ka shënuar regres në rrugën e Integrimi Evropian.

Belgëzim Kamberi nga Instituti për Politika Sociale thotë se përparimi i Kosovës drejtë integrimit është i lidhur me progresin në dialog.

Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare i është përmendur Kosovës edhe si benefit që do ta marr në rast se zbatohen marrëveshjet e Brukselit