Qeveria sot do të mbajë mbledhjen e radhës, e cila do të fillojë nga ora 10:00.
Në njoftimin e lëshuar nga qeveria nuk janë dhënë detaje se cilat janë pikat e rendit të ditës.
Ndërsa, Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë vazhdimin e dy seancave plenare.
Sipas njoftimit, thuhet se njëra prej tyre do të fillojë nga ora 10:00, ndërsa tjetra nga ora 11:00.


