Lajme

Qeveria shtyu regjistrimin e popullsisë, Demi: Boll ma me vajtime e kukatje

08/23/2023 14:47
nga:N M

Agron Demi nga Instituti GAP ka reaguar pasi që qeveria e Kosovës, saktësisht kryeministri Albin Kurti, morën vendim për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë për datën 1 nëntor të këtij viti, me arsyetimin se Agjencia e Statistikave të Kosovës ‘nuk është ende gati’, raporton Gazeta Blic.

Sipas Demit, ky ndoshta është dështimi më i madh i kësaj Qeverie.

“Në mesin e dështimeve kolosale të kësaj qeverie, pamundësia për të mbajtur regjistrimin e popullsisë më 1 shtator 2023 për mendimin tim është një ndër dështimet më të mëdha”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Në mesin e dështimeve kolosale të kësaj qeverie, pamundësia për të mbajtur regjistrimin e popullsisë më 1 shtator 2023 për mendimin tim është një ndër dështimet më të mëdha
Kryeministri mund të fajësoj qeveritë e kaluara se kanë mbajtur regjistrimin me një memorandum, apo të fajësoj komunat. Por fakti është se fajtori kryesorë për këtë dështim është Qeveria. Regjistrimi i 2011 ka qenë i pari në Kosovën e pasluftës dhe memorandumet me organizatat ndërkombëtare edhe kanë qenë të arsyeshme. Kjo Qeveri ka pas dy vjet e gjysmë kohë me u përgaditë, me i udhëheq vetë procedurat e prokurimit pa pas nevojë me lidhë marrëveshje me organizatat ndërkombëtare për me ja mbulu dështimet Qeverisë. Se sa seriozisht e ka kjo qeveri regjistrimin e popullsisë tregon edhe fakti qe e kanë lanë ASK-në me ushtrues detyre të Kryeshefit që nga fillimi i mandatit qeverisës.
Boll ma me vajtime e kukatje.