Qeveria shqiptare ka shpallur festë kombëtare të mërkurën e ardhshme, kur në Tiranë do të luhet finalja e parë e finales së Ligës së Konferencës Roma-Feyenoord.
“Kryeqyteti do të jetë një zonë këmbësore si pjesë e masave për të organizuar në mënyrën më shembullore një nga eventet më të mëdha në Shqipëri”, tha ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.
Deri në 100,000 tifozë italianë dhe holandezë pritet të udhëtojnë në Shqipëri. Secili klub mori 4000 bileta për finalen e kompeticionit, teksa kapaciteti i Arenës Kombëtare në Tiranë është 22500 ulëse.
“Ne po marrim të gjitha masat për ta bërë ditën festive për të gjithë, jo vetëm për tifozët italianë dhe holandezë”, shtoi ministri.
UEFA zgjodhi Tiranën si mikpritëse në dhjetor të vitit 2020, një vit pas hapjes së stadiumit dhe para se klubet të kualifikoheshin në kompeticionin e ri.
/GazetaBlic Sport


