Lajme

Qeveria serbe ka uruar Shqipërinë për ditën e pavarësisë

11/28/2022 11:43
nga:N M

Përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme Qeveria e Serbisë ka uruar shtetin e Shqipërisë për ditën e pavarësisë, 28 nëntorin.

Urimi ka ardhur përmes llogarisë zyrtare të MPJ-së serbe në Twitter.

“Shprehim urimet tona për Shqipërinë dhe popullin e Shqipërisë me rastin e ditës së tyre të Pavarësisë, duke iu uruar shëndet, prosperitet dhe paqe”, thuhet në cicërimën e shkurtër.