Lajme

Qeveria publikon pamje të eskortës që e përcillte Kurtin në Washington

05/20/2022 10:35
nga:Astrit Gashi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka tashmë gati dy javë që ndodhet atje.

Sot, në faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës, janë publikuar pamje të eskortës së kryeministrit në Washington D.C.

“Eskorta e Kryeministrit Kurti në Washington, D.C”, thuhet sipër videos.

Ndryshe, këto pamje vijnë dy ditë pasi nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitkaku, tha se s’e ka parë Shërbimin Sekret në përcjellje të kryeministrit Kurti dhe pas një video që u publikua, ku shihej se Kurti vozitej nga Ambasadori i Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli.