Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, ka qëndruar sot në Prishtinë. Ai është pritur nga kryeministri Albin Kurti, sipas të cilit gjermani na vizitoi “në një moment vendimtar për Evropën dhe për rajonin”.
Sipas njoftimit nga qeveria, dyshja biseduan për marrëdhëniet shumë të mira bilaterale ndërmjet dy vendeve që janë të lidhura me vlera të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë dhe me mërgatën e madhe të Kosovës që jeton në Gjermani.
Kryeministria ka publikuar fotografi nga kjo vizitë të cilat mund t’i shihni më poshtë.















