Qeveria e Kosovës pritet të mblidhet sot ose nesër për të marrë vendim lidhur me masat e reja anti-COVID, pasi shumica e 72 masave janë në fuqi vetëm deri më 13 shtator.
Masat e reja pritet të jenë në fuqi deri më 26 shtator 2021.
Ministri Vitia ditë më parë i ka informuar kryetarët e komunave me propozimet për masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi pas datës 13 shtator.
– Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar nuk fillon para datës 26 shtator.
– Lejohen takimet vetëm deri në 20 persona duke mbajtur distancën 1.5 metra.
– Institucionet publike punojnë vetëm me staf esencial.
– Gastronomia vazhdon si edhe masat e deritashme.
– Në pikat kufitare nga 13 shtatori mbi moshën 16 vjeçare janë të obliguar të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testet relevante si deri më tani.
– Qendrat kulturore dhe institucionet e kulturës në varësi të MKRS dhe Komunave pezullojnë aktivitetet deri me 26 shtator.
– Ndryshe masat tjera vazhdojnë siç kanë qenë në këto dy javët e fundit.
Nga data 27 shtator do të kemi masa të reja në varësi nga analizat dhe situatën që mund ta kemi në atë kohë në bashkëpunim me IKSHP dhe institucionet tjera shëndetësore në nivel vendi.
LDK akuza ndaj qeverisë: Pasive dhe e dobët, me Serbinë duhet një zgjidhje gjithëpërfshirëse