Lajme

“Qeveria po u hakmerret gastronomëve- Për shkak se protestuan, po gjobiten nga inspektorati”

12/17/2021 12:38
nga:Gazeta Blic

Analisti politik, Dardan Sejdiu ka theksuar se për shkak se gastronomët protestuan, ata po gjobiten nga ana e Inspektoratit.

Ai ka shkruar në Facebook se përkundër që bizneset janë në rregull, po i dënon qeveria.

Njoftimi i plotë i Sejdiut: 

Protesta e gastronomeve si duket e ka provokuar pergjigjen qeveritare ne forme te vizitave te shpeshtuara te inspektoreve qe shqiptojne denime!
Biznesi me dokumente ne rregull, stafin e vaksinuar, klient te verifikuar per vaksinim, gjoba per bereqet!
Sot ne arkat e shtetit jane €700 mln te pashpenzuara, por biznesi i vogel dhe i mesem perseri gjobitet!
Kafja ne Prishtine e gjithandej me keso pervoje eshte bere tash perditshmeri!