Sot janë bërë dy vite kohë kur Lëvizja Vetëvendosje me në krye Albin Kurtin erdhi në pushtet.
LVV-ja fitoi me 50% të votave duke lënë pas PDK, LDK-në dhe AAK-në.
Por si po shihen këto dy vite qeverisje nga partitë opozitare?
Bardh Ahmeti zëdhënës për media i Partisë Socialdemokrate(PSD), një nga subjektet politike më të zëshme kundër Qeverisë Kurti tha për “Gazeta Blic” tha se Qeveria Kurti për dy vite s’ka asgjë çfarë të tregojë sepse nuk e ka mbajtur asnjë premtim.
Ahmeti tha se të njëjtit kishin premtuar ndërtimin e 160 çerdheve, banesave sociale, rimëkëmbjen e shëndetësisë por që asnjërin nga këto premtime nuk i mbajtën.
“Qeveria Kurti, siç e thotë edhe fjala popullore, “nuk i ka rënë vijë” programit politik të saj me të cilin po pretendon që po qeveris tash e dy vite. Ky program në vetvete nuk ishte mbreslënës sepse ishte ordiner dhe në të nuk gjeje transformime të mëdha e as ndryshime thelbësore për vendin e shoqërinë. Prapë se prapë, edhe ky plan ordiner nuk arriti të jetësohej për dy vite qeverisje”
“Vijën që premtimeve të tyre s’po mund t’ja vëjnë dot, ja vendosem ne në ndërtesën e qeverisë.Këta premtuan 160 çerdhe. Këtu dështuan në mënyrë spektakolare.Premtuan 4000 banesa të përballueshme. Ky premtim, pos në kohën e fushatës, tashmë është heshtur plotësisht ashtu që kush se merr guximin ta përmend më.
Premtuan rritjen e mirëqenies. Çka fituam ishte rritja e buxhetit nga rritja prej inflacionit dhe rënie të mirëqenies. Qytetarët e Kosovës, për shumicën e kohës sa ka zgjatur kjo krizë, kanë mbetur nën mëshirën e tregut pa ndërhyrjen e qeverisë.Premtuan respektimin e të drejtave të punëtorëve e shumëfishimin e inspektorëve të punës për t’i siguruar ato të drejta. Tash e kësaj dite nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim.Premtuan rimëkëmbjen e shëndetësisë, thanë s’do të ketë mungesë barnash e shërbimesh. Lëre që po mungojnë barnat e shërbimet, tash po mungojnë edhe mjekët; kurrë më shumë migrim të popullatës nuk ka pasur sesa me këtë qeveri. Edhe këtu asnjë hap konkret për t’u marrë me këtë fenomen.Qeveria Kurti, për 2 vite qeverisje, nuk ka çka të kallxoj. Asnjë projekt, asnjë ndërhyrje domethënëse, asnjë transformim rrënjësor, as rritje të mirëqenies, as të barazisë e as të drejtësisë në vend” tha Ahmeti për “Gazeta Blic”

Bardh Ahmeti, zëdhënës i PSD-së
Edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës po shprehen tërësisht të zhgënjyer me mënyrën se si është qeverisur këto dy vite në Kosovë.
Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Besa Gaxherri, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se dy vitet e fundit çdo gjë në Kosovë ka ndryshuar në apektin negativ.
“Qeveria Kurti në fillim më bëri të besoj se mund të bëjnë diçka, por fatkeqësisht Qeveria Kurti jo vetëm nuk ka lëviz asgjë për qytetarët e Kosovës pozitivisht por gjithçka ka ndryshuar në aspektin negativ. Ne jemi dëshmitar secili, se jeta e qytetarëve të Kosovës është më e vështirë tani sesa para dy viteve edhe në aspektin ekonomik, në arsim, shëndetësi edhe në politikën e jashtme e diplomaci. Qeveria Kurti për këto dy vite ka degradu shumë në çdo aspekt dhe kjo është për të ardhë keq” tha Gaxherri për “Gazeta Blic”

Besa Gaxherri, LDK
Asnjë përmirësim në aspektin ekonomik nuk po sheh as Partia Demokratike e Kosovës.
Deputeti i këtij subjekti politik, Ferat Shala, tha për “Gazeta Blic” tha se nuk ka zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës, siç ishte premtuar.
“Dy vjet janë kohë e mjaftueshme që ne të bëjmë një permbledhje te politikave ekonomike. Fatkeqësisht nuk kemi asnjë parametër ekonomik, financiar, social që do të na bënte të ndiheshim mirë si vend dhe si institucione shtetërore. Në asnjë situatë nuk kemi pa lëvizje pozitive përveç skemave sociale dhe shpërndarjes së parasë kesh tek disa disa kategori sociale. Nuk shohim prosperitet ekonomik, nuk shohim prespektivë zhvillimore, nuk kemi hapje të vendeve te reja të punës nuk ka investime as në industri dhe as në turizëm dhe as bujqësi. Ka ra shkalla e komunikimit me investitorët strategjik ” tha Shla për “Gazeta Blic”

Ferat Shala, PDK
Jo efektive Qeverinë Kurti në këto dy vite e ka cilësuar dhe njohësi i çështjeve politike, Shemsi Jashari.
Jashari tha për “Gazeta Blic” se kjo qeveri do të mbahet mend për mos përmbushjen e premtimeve dhe ftohjes së raporteve me ndërkombëtarët.
“Qeverisja Kurti, për kë to dy vite mund të vlerësohet një qeveri jo efektive, qeveri e fjalëve të shumta e punëve të pakta, një qeveri që ka vazhduar diskursin e përçarjes së brendshme dhe ftohjes së raporteve me partnerët ndërkombëtar.
“Kjo qeveri do të mbahet mend edhe për mos përmbushjen e premtimeve dhe ndërrimit të diskursit duke shkelur secilin premtim të dhënë , do të mbahet ne mënd që për dy vite ka shtuar zhgënjimin dhe si rezultat kemi edhe braktisjen me të madhe te vendit nga të rinjtë me të cilët jemi krenuar gjithmonë .Do të mbahet në mend si qeveri që vazhdimisht është ankuar dhe ka gjetur fajtor për çdo dështim të vetin, ka sulmuar mediat dhe opozitën pa ndal dhe ka ftohur raportet me Shqipërinë si asnjë qeveri tjetër”

Shemsi Jashari, Analist
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet nacionale të vitit 2021 mori mbi 50% të votave duke arritur të formojë e vetme Qeverinë.
Pas LVV-së u rendit Partia Demokratike e Kosovës, në vend të tretë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe në fund AAK.
Megjithëse kryeministri Kurti kishte thënë gjatë fushatës elektorale se dialogu Kosovë-Serbi nuk është prioritet, me ardhjen në pushtet u kthyer tema kryesore në qeverisjen e VV-së.
/Gazeta Blic/
Ministri Vitia tregon sa e kishte rrogën në spitalin privat ku punonte


