Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë 4.2 milionë euro për blerjen e barnave esenciale, raporton Gazeta Blic.
Kjo shumë është ndarë pas kërkesës së Shërbimit Spitalor Klinik Univeristar të Kosovës.
Qeveria me shumicë votash ka miratuar këtë kërkesë.
Kjo shumë e ndarë sot, vlen deri në fundvit për blerjen e barnave esenciale.


