Lajme

Qeveria ndan 50 mijë euro për familjen e policit, Afrim Bunjaku

09/27/2023 10:38
nga:Y I

Në mbledhjen e mbajtur sot, Qeveria ka marrë vendim për ndarjen e shumës prej 50 mijë eurosh për familjen e policit të vrarë në Banjskë të Zveçanit, Afrim Bunjaku, raporton Gazeta Blic.

Në fillim të mbledhjes, kabineti i ministrave kanë mbajtur një minut heshtje në nderim të tij.

Kujtojmë se polici, Afrim Bunjaku, u vra me 24 shtator në veri të vendit nga terroristë të armatosur serbë.

/Gazeta Blic/

 

Albin Kurti për ngjarjen në veri: Suksesi më i madhë i Policisë së Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë