Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka propozuar sot propozim-vendimi për nevojën e ofrimit të mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme për 20 gazetarët ukrainas dhe familjarët e tyre.
Ministri Sveçla tha se ky propozim vendim ka për qëllim që t’u ofrojë atyre një vend ku gëzojnë të drejtat themelore, përkrahje institucional dhe ushtrimin e profesionit të tyre.
Me këtë rast është miratuar propozim-vendimi për ofrimin e ndihmës së përkohshme për gazetarët ukrainas të cilët janë larguar nga lufta në Ukrainë, si pasojë e agresionit të vazhdueshëm rus.
Pa asnjë abstenim dhe asnjë votë kundër, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka votuar pro këtij propozim-vendimi.


