Lajme

Qeveria miraton themelimin e Këshillit për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

02/20/2026 09:39
nga:Sh R

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar themelimin e Këshillit Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (ZKM).

“Nëse nuk keni ndonjë vërejtje, ju ftoj për miratim. Kundër s’ka, abstenim s’ka, konstatojmë se miratohet”, tha kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes së sotme.

Kryesues, siç njoftoi Kurti është Ejup Maqedonci, bashkëkryesues Andin Hoti, kurse anëtar Sami Lushtaku.