Lajme

Qeveria miraton Strategjinë pesëvjeçare për sundimin e ligjit

08/11/2021 11:42
nga:Genita C

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Strategjinë për sundimin e ligjit 2021-2026.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha para Qeverisë së vendit se Strategjia për sundimin e ligjit është në përputhje me programin e Qeverisë.

Sipas Haxhiut, synimi i MD-së dhe Qeverisë është të kthejnë besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

Me anë të kësaj strategjie, ministrja e Drejtësisë tha se synohet fuqizimi i gjyqësorit, prokurorisë dhe i luftës anti-korrupsion.