Kabineti qeveritar ka miratuar Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Kryeministri Kurti tha se krijimi i Byrosë do të jetë në funksion të shtetit të së drejtës, ndërkaq ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u shpreh se nëse Byroja Shtetëore vlerëson se një zyrtar publik nuk e justifikon pasurinë atëherë i kërkon Gjykatës konfiskimin e saj.
“Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është njëri nga zotimet tona kryesore. Ministria e Drejtësisë në kuadër të objektivave të saj është e përkushtuar në fushën e luftës kundër krimit dhe korrupsionit, në këtë aspekt është e hartimi dhe aprovimi i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme nga vlerësimi përmes koncept-dokumentit ka rezultuar që është me interes shoqëror që sistemit juridik t’i shtohet edhe Byroja Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme Nëse kjo Byro Shtetërore vlerëson që nëse një zyrtar publik ka pasuri që s’mund ta justifikojë atëherë i kërkon Gjykatës konfiskimin e pasurisë”, ka thënë Haxhiu
Kryeministri Kurti tha se krijimi i Byrosë është në funksion të shtetit të së drejtës
“Krijimi i Byrosë ka për qëllim luftën ndaj krimit dhe korrupsionit përmes konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme, zbatimi i tij në të ardhmen do të jetë në funksion të shtetit të së drejtës nga i cili buron edhe mirëqenia e qytetarëve”, tha Kurti.
Ministrja Haxhiu poashtu tha se Byroja i përgjigje Kuvendit të Kosovës.
“Byroja është organ i pavarur shtetëror dhe për punën e saj i përgjigjet Kuvendit të Kosovës”, tha ajo.