Lajme

Qeveria miraton pagën minimale 250 euro neto

04/13/2022 10:43
nga:Gazeta Blic

Qeveria në mbledhjene mbajtur e ka miratuar projektligjin që e cakton pagën minimale në vlerë prej 250 euro neto apo 264 euro bruto.

Sipas këtij vendimi, ora e punës do të bëhet në vlerë 1.5 euro.

Në arsyetim të propozimit, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se do të duhet të ndryshohen edhe ligjet që ndërlidhen me pagën minimale.

Është miratuar edhe ndryshimi i shkallës tatimore, që parasheh që të gjitha pagat të mos tatohen në 250-euroshin e parë.