Lajme

Qeveria miraton marrëveshjen për njohjen reciproke të patent-shoferëve mes Kosovës e Hungarisë

09/14/2022 11:35
nga:Genita C

Është miratuar në Qeveri marrëveshja e Kosovës dhe Hungarisë për njohjen reciproke të patent-shoferëve.

Kryeministri Albin Kurti e prezantoi miratimin e kësaj marrëveshje si pikë e 21-të në mbledhjen e sotme të Ekzekutivit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se “kjo marrëveshje i ka kaluar të gjitha hapat proceduralë dhe nuk bie ndesh me ligjet dhe aktet tjera nënligjore të Kosovës”.