Lajme

Qeveria merr vendim për shpërndarjen e Kuvendit Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit

11/18/2022 20:14
nga:Y I

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, ku mes vendimeve të tjera, ka vendosur edhe për shpërndarjen e kuvendeve komunale në komunat e Zveçanit dhe Leposaviqit.

Sipas njoftimit, kuvendet janë shpërndarë për shkak të jofunksionalitetit dhe pamundësisë së ushtrimit të kompentecave ligjore.

“Vendimin për shpërndarjen e Kuvendit Komunal të Zveçanit dhe Kuvendit Komunal të Leposaviqit për shkak të jo funksionalitetit të tyre dhe si pasojë, pamundësisë së ushtrimit të kompetencave ligjore”, thuhet në njofitm.

Mbledhja e sotme e Qeverisë, këto janë të gjitha vendimet që u morën