Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për mbulimin e shpenzimeve për proteza për të gjithë invalidët civil të luftës.
Vitia ka thënë se ky vendim ka ardhur pas vendimit për mbulimin e kostove për proteza për veteranët e UÇK-së.
“Pas vendimit për mbulimin e kostove për proteza për veteranët e UÇK-së, sot kam nënshkruar vendimin që mbulon shpenzimet për proteza edhe për të gjithë invalidët civil të luftës”, ka shkruar ai në Facebook.
Në mars të këtij viti Qeveria e Kosovës morri vendim që të paguajë koston e trajtimit mjekësor të invalidëve të luftës, për qëllim të ndërrimit, mirëmbajtjes apo vendosjes së protezave jashtë institucioneve shëndetësore publike.