Lajme

Qeveria mbron vendimin antikushtetues për shkollat e Kamenicës

04/08/2022 21:35
nga:Genita C

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i ka dalë në krah ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me reformat në arsim, në Komunën e Kamenicës.

Ai në Facebook ka shpërndarë reagimin e ministres Nagavci, ku kjo e fundit ka mbrojtur vendimin antikushtetues.

Kreyziu krahas shpërndarjes, si përshkrim ka përdorur citatin e Arbërie Nagavci, ku ministrja arsyeton vendimin e saj.

“Me marrjen e vendimit për mësim të përshpejtuar, 441 fëmijë në Komunën e Kamenicës janë rikthyer në bankat shkollore pas më shumë se 7 muajve. Rreth 100 nxënës të fshatit Busavatë për dy vite nuk kanë vijuar mësimin. Kjo është shkelje e të drejtave të fëmijëve, është papërgjegjësi, është e patolerueshme dhe e pafalshme”, shkroi Nagavci dhe ripostoi Kryeziu në Facebook.