Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i propozohet Kuvendit të Kosovës, ratifikimi i tre anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.
Anëtarët e propozuar janë: Driton Vela në shkencat mjekësore, Florim Gallopeni në shkencat humane dhe Shkurtë Bajgora nga radhët e studentëve.
“Mandati i anëtarëve sipas këtij vendimi fillon vetëm pas përfundimit të mandatit të anëtarëve të KSHC-së për fushat përkatëse”, theksohet në njoftim.


