Është mbajtur mbledhja e 161-të e Qeverisë, raporton Gazeta Blic.
Qeveria e Republikës së Kosovës, sonte në mbledhjen e mbajtur në formë elektronike, ka marrë disa vendime.
Ajo ka:
-Emëruar Komisionin e Pranimit për Institucionet e Administratës Shtetërore për Grupin Specialist i Farmaceutikës, Grupi Nr. 47.
– Emëruar Komisionin e Pranimit për Institucionet e Administratës Shtetërore për Grupin Specialist i Shëndetit/Mjekësisë, Grupi Nr. 18.
– Ndarë 10 milionë euro për zbatim të masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit.


