Lajme

Qeveria mban mbledhje, merr dy vendime lidhur me Marrëveshjet me Shqipërinë

06/12/2023 14:28
nga:G B

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, raporton Gazeta Blic.

Në këtë mbledhje, ajo ka miratuar:

Nismën për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Bashkëpunimin në lehtësimin e Procedurave në Pikat e Inspektimit Kufitar për produktet me origjinë jo Shtazore. Marrëveshja synon të promovojë tregtinë, heqjen e barrierave dhe lehtësimin e procedurave të kontrollit duke pasur parasysh marrëdhëniet e zhvilluara deri tash dhe duke synuar forcimin dhe shtrirjen  e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e bujqësisë.

Nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Bashkëpunim Arsimor dhe Shkencor me përfitim reciprok.