Analisti politik, Imer Mushkolaj ka reaguar pas rritjes drastike me virus, raporton Gazeta Blic.
Ai ka theksuar se Qeveria duhet të marrë përgjegjësinë për këtë rritje.
“Apo ndoshta hala ka faj qeveria e Avdullah Hotit”, ka shkruar ai.
Reagimi i plotë:
Kur erdhi në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje i merrte meritat për uljen e numrit të të infektuarve me Covid-19.
Thoshte se po menaxhonte mirë situatën.
Tash, kur shifra ditore e të infektuarve i është afruar 900’shit, qeveria duhet të marrë përgjegjësi dhe masa për situatën alarmante.
Apo ndoshta hala ka faj qeveria e Avdullah Hotit.


