Lajme

“Qeveria Kurti nuk di t’i trajtojë shtetasit e huaj që punojnë në Kosovë”

03/13/2024 19:49
nga:G B

Përfitimi i shtesave të lehonave është e drejtë e çdo gruaje në Kosovë, megjithatë jo çdo nënë po arrin t’i gëzojë këto subvencione shtetërore.

Shtetaset e huaja të cilat vendosin që të punojnë dhe jetojnë në Kosovë, si duket, ndonëse lindin fëmijët këtu, paratë që iu takojnë nuk mund t’i marrin, raporton Kiks Kosova.

Sipas avokatit Florim Shefqeti, në këtë rast kemi të bëjmë me dy çështje: atë të shtetësisë dhe të vendbanimit.

Sipas tij, duke u bazuar në Ligjin e punës, përderisa punon në Kosovë nuk ka rëndësi shtetësia, andaj secili qytetar do të duhej të trajtohej barabartë.

Mirëpo, problemet me përfitimin e shtesave për nënat lehona që nuk janë shtetase të Kosovës, nuk duket që kanë ndonjë zgjidhje. Sipas ekspertit ligjor, do të duhej të kishte një akt nënligjor që rregullon këtë çështje.