Lajme

Qeveria Kurti nis me “kapjen” e bordeve, motra e deputetit dhe disa mbështetës të VV-së emërohen në Bordin e Teatrit

05/08/2021 15:23
nga:Y I

“Nuk mundemi me i mbush ambasadat sikur nuk mundemi me i mbush as ministritë me kushërinj. Kushërinjtë janë për te shtëpia, familja është te shtëpia. Kur të bahet ministër dikush, a zëvendësministër, deputet a kryeministër duhet me u bë vetëm ai person, jo me shku me krejt fisin aty. Fisi është për dasmë, për gazmend privat, s’ka dasma nëpër ministria”, ky ishte premtimi që e bëri gjatë fushatës elektorale Albin Kurti.

Por si duket shumë shpejt ky premtim i Kurtit u zbeh dhe institucionet po fillojnë të ‘mbushen’ me militantë të partisë dhe familjarë.

Rasti i fundit është ai i ndodhur dje në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka emëruar shtatë anëtarët e Këshillit Drejtues në këtë institucion,  e ku rezulton se disa prej tyre janë përkrahës dhe familjarë të njerëzve brenda VV-së.

Megjithatë nga Ministria e Kulturës kanë heshtur në lidhje me këto emërime.

Gazeta Blic ka provuar që të kontaktojë me ministrin, Hajrullah Çeku dhe me zyrtarë të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit në lidhje me këto emërime, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Shkurte Aliu, njëra prej anëtarëve të emëruara dje, është motra e deputetit të VV-së, Luan Aliu.

Përveç Aliut, një pozicion ka arritur të sigurojë edhe Visare Aliu një përkrahëse e flaktë e Kryeministrit Kurti dhe Ministrit Hajrullah Çeku.

E njëjta madje e kishte falenderuar Kurtin publikisht kur në krye të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit ishte vendosur, Hajrullah Çeku

Edhe producenti, Ben Apolloni, është zgjedhur dje anëtar i Këshillit Drejtues të Tatrit Kombëtar të Kosovës.

Apolloni i kontaktuar nga “Gazeta Blic” ka mohur se është përkrahës i LVV-së.

Megjithatë i njëjti kishte shpërndarë lajme në profilin e tij në Facebook ku i uronte fitoren këtij subjekti politik.

 

 

Përkrahës gjithashtu i Kryeministrit Kurti duket se është edhe anëtari tjetër i zgjedhur i Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar, aktori Armend Smajli.

Dje me vendim të ministrit, Hajrullah Çeku, janë emëruar shtatë anëtarët e Këshillit të ri Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Më poshtë i’u sjellim listën me emrat e shtatë anëtarëve:

/Gazeta Blic/

 

Presidenti kroat i reagon ashpër Vuçiqit: Zot i një shteti të pasuksesshëm