Lajme

“Qeveria Kurti mundet me qenë pro UÇK vetëm nëse e shkarkojnë Donika Gërvallën”

06/02/2021 11:37
nga:Y I

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pas deklaratës së zvkryeministrit Besnik Bislimi se “Qeveria Kurti ështe Qeveria më pro UÇK ”.

Deliu thotë se kjo mundet me qenë e vërtetë vetëm nëse të njëjtët e kanë shkarku Donika Gërvallën.

“Zv. kryeministri Besnik Bislimi e tha sot në Kuvend se “Qeveria Kurti ështe Qeveria më pro UÇK ”….Kjo mundet me qene e vërtetë vetëm nese e keni shkarku Donikën? ” shkruan Deliu në Facebook.

Në adresë të Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, kanë shku shumë thirrje për dorëheqje pas deklarateve të saj në lidhje me UÇK-në.

Reagimi i plotë:

Besnik Bislimi: Qeveria Kurti është Qeveria më pro-UÇK-së