Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se sot në ora 16:00 do ta mbajnë mbledhjen e radhës.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate dërguar mediave.
Lidhur me këtë mbledhje, Qeveria s’ka dhënë detaje se për çfarë do të diskutohet.
Ndryshe, Qeveria Kurti ka mbajtur edhe ditën e djeshme mbledhjen e saj ku janë miratuar disa vendime.


