Lajme

“Qeveria Kurti kundër Escobarit”, Ahmeti publikon foton e Zelenskyt: Jemi larg vlerave të besës e respektit

02/09/2023 18:30
nga:Genita C

Analisti politik, Arben Ahmeti ka publikuar në “Facebook” foton e kryetarës së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola e cila ka pritur sot në Bruksel presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Në prapvijë të kësaj fotografie shfaqet edhe ish-presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, raporton GazetaBlic.

Ahmeti thotë se kjo fotografi na e rikujton se jemi larg vlerave të besës, falënderimit dhe respektit ndaj miqëve.

Këtë reagim, Ahmeti e bëri pasi sipas tij sot në Kuvendin e Kosovës, përfaqësuesi amerikan në Ballkan, Gabriel Escobar u shpall armik i Kosoëvs.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje

Sot ne Kuvendin e Republikes, perfaqesuesi Amerikan ne Ballkan Gabriel Escobar u shpalle armik i Kosoves, ndaj te cilit duhet te rezistojne te gjithe.

Pas asaj per Grenell, kjo shenon fushaten e dyte serioze te politikaneve kosovare (Qeverive Kurti), kunder diplomateve amerikan.

Foto na e rikujton se jemi larg prej vlerave te beses, falenderimit dhe respektit ndaj miqve.