Lajme

Qeveria konfirmon takimin Kurti-Vuçiq

06/20/2024 17:26
nga:Y I

Nga qeveria e Kosovës kanë konfirmuar takimin që do të mbahet ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb Vuçiq me 26 qershor.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, Kryeministri i Republikës së Kosovës do të marrë pjesë në takimin e radhës të nivelit të lartë në kuadër të procesit të dialogut, i cili është paraparë për javën tjetër, më 26 qershor.

Kryeziu ka thënë se në fokus të takimit do të jetë zbatimi i marrëveshjes bazike dhe aneksi i saj.

“Në fokus kryesor ky takim do të ketë zbatimin e marrëveshjes bazike dhe aneksit të saj, dhe rrugën përpara.” deklaroi Kryeziu për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

Kurti dhe Vuçiq do të takohen me 26 qershor