Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu tha për GazetaBlic se i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, do të pritet nesër nga kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri Bislimi.
Kryeziu tha se Kurti dhe Bislimi nesër do të zhvillojnë një drekë pune me Lajçakun.
“Kryeministri Kurti bashkë me zëvendëskryeministrin Bislimi priten të zhvillojnë nesër një drekë pune me emisarin Lajcak”, tha Kryeziu për GazetaBlic.
Kujtojmë se, komuniteti ndërkombëtar është duke i kërkuar Qeverisë së Kosovës që ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe si kusht për ta trasuar rrugën për një dialog të mirëfilltë me Serbinë.
/GazetaBlic/


