Sporti

Qeveria ia mohon mbështetjen financiare nga komuna, reagon Ballkani

06/18/2022 16:25
nga:E K

Kampioni aktual i Superligës së Kosovës, Ballkani ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ia mohoi mbështetjen financiare të ndarë nga komuna e Suharekës.

Ditë më parë komuna e Suharekës i premtoi mbështetje ekonomike klubit të Ballkanit pas arritjes së madhe duke u shpallur kampion i Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë kjo shumë nuk do të shkojë te skuadra e Ballkanit pasi Qeveria e Kosovës e ka mohuar një gjë të tillë.

Për këtë çështje ka reaguar klubi përmes Facebook-ut.

Ja postimi i plotë:

REAGIM
I nderuar Kryetar z. Bali Muharremaj,Të nderuar asambleist të Komunës sonë faleminderit për mbështetjen finaciare, për të përkrahur klubin tonë në rrugen Europiane,
Me keqardhje ju njoftojmë se Qeveria e Kosovës ka vendosur të na bllokoj mjetet financiare të cilat komuna jonë i ka ndarë në procedurë të rregullt.
Jemi thëllësisht të shqetësuar që në këtë kohë kur ne si klub duhet të përfaqësojmë jo vetëm FC Ballkanin por edhe shtetin e Kosovës në garën me prestigjioze të futbollit Europian në ligën e kampionëve të UEFA-së, qeveria e shtetit tonë shikon vetem me ane negative avancimin e rinise sonë .
Nëse shteti ose qeveria në fjalë nuk mund të na ndihmoj, të paktën mos të na pengoj në rrugëtimin tonë i cili është bërë me shumë sakrifica biznesore dhe familijare duke punuar dhe investuar në sport, ku shumë familje në klubin e FC Ballkanit marrin paga duke mbajtur familjet e tyre, në këtë formë të neglizhimit po largohen investitoret edhe sportistët tanë nga vendlindja e tyre.
Sidoqoftë, ne si klub dhe komunitet i gjërë sportiv asnjëherë nuk do të dorëzohemi pasi që kemi pasur sfida edhe më të mëdha në jetë .
Andaj, të dashur tifoz dhe qytetar tanë, asnjë teke ose tentim i indvidit apo grupit të individëve nuk mund të na ndalë nga misioni ynë i shenjtë i të bërit FC Ballkani dhe Kosovën vend me të cilin do të krenohemi edhe më tutje.!
Krenar me Suharekën tonë ?❤️

/GazetaBlic Sport/