Lajme

Qeveria hungareze e fshinë dhe e rregullon hartën ku e futi Kosovën me Serbi, Hoxhaj i reagon sërish Hungarisë

08/13/2024 20:15
nga:G B

Qeveria e Hungarisë dje në një publikim për fitoret e shteteve në Lojërat Olimpike, publikuan një hartë dhe aty nuk figuronte harta e Kosovës, pasi e kishin vendosur si pjesë të Serbisë. Për këtë reagoi menjëherë ashpër ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj. 

Pas reagimit të Hoxhajt të djeshëm nga qeveria hungareze, ata sot e përmirësuan dhe e fshinë publikimin e djeshëm që futën Kosovën si pjesë të Serbisë.

“Harta e medaljeve olimpike e qeverisë hungareze duket se pasqyron një realitet fiktiv. Vendi i merituar i Kosovës në hartë, së bashku me medaljet e fituara, është i pamohueshëm dhe kështu do të qëndrojë. Paçit fat herën tjetër me gjeografinë.”, ka shkruar Hoxhaj, shkroi dje Enver Hoxhaj, pasi u bë publikimi me Kosovën si pjesë së Serbisë nga Qeveria e Hungarisë.

“Tani me ilustrimin korrekt. Urime Kosovës për medaljet e mira!”, ka shkruar Balazs Orban, i cili mban pozitën e Shefit të Kabinetit të kryeministrit hungarez Viktor Orban, i cili ishte ai që bëri publikimin i pari me hartën gabim dhe të cilit i reagoi Enver Hoxhaj në rrjetin social X.

Enver Hoxhaj, pas përmirësimit të publikimit, i falenderoi dhe e uroi Hungarinë për suksesin e madh në Lojërat Olimpike, të cilët morën 19 medalje olimpike.