Qeveria e Kosovës me vendimin e fundit për parandalimin e rasteve të reja me Covid-19, ka vendosur ta rikthejë mbajtjen e maskës, raporton Gazeta Blic.
Në vendimin e Qeverisë thuhet se bartja e maskës është e obligueshme, përjashto rastet kur ecni vetë në ambient të jashtëm, kur vraponi.
Vendimi i Qeverisë për bartjen e maskës:
Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, përveç:
Gjatë ecjes në ambient të jashtëm, vetëm;
Gjatë ngasjes së automjetit, vetëm, apo në grup me jo më shumë se katër (4) persona
Gjatë vrapimit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike;
Gjatë ngrënies apo pijes.
Në institucionet publike të Kosovës ndalohet hyrja e personave pa maska, si dhe obligohet bartja e tyre gjatë gjithë kohës brenda hapësirave të përbashkëta.
Këto janë të gjitha masat e reja të marra nga Qeveria, për parandalimin e përhapjes së Covid-19