Lajme

“Qeveria e Kosovës nuk po ia del, po mundohet të ‘blejë’ serbët për të krijuar institucione”

08/17/2023 19:07
nga:Sh R

Ish ministri për Komunitete dhe Kthim, Aleksander Jablanoviç, në një prononcim për Gazeta Blic, tha se pas dorëheqjes së policëve serbë vendi është nën një rrezik të madh të mosndëshkimit, atje ku ai thotë se serbet në veri të Kosovës janë të ekspozuar ndaj këtij rreziku që nga korriku i vitit 2022.

“Është e qartë se Kosova është nën një rrezik të madh të mosndëshkimit, dhe mbi të gjitha serbët në veri, si qytetarë të Kosovës, janë të ekspozuar ndaj këtij rreziku më intensivisht që nga korriku i vitit 2022 dhe ky rrezik rëndon serbët më së shumti”, tha Jablanoviç për Gazeta Blic.

Tutje Jablanoviç tha se qeveria e Kosovës edhe me praninë e një numri të madh të forcave speciale në veri, nuk arriti ta përmirësoj gjendjen e sigurisë por thjesht i dha goditje edhe më të mëdha stabilitetit dhe paqes.

“Fakti është se me praninë e një numri të madh të forcave speciale në veri, Qeveria e Kosovës nuk arriti të përmirësojë gjendjen e sigurisë, por thjesht i dha goditje edhe më të mëdha stabilitetit dhe paqes” tha ai.

Jablanoviç tha se siguria nuk mund të përmirësohet vetëm më praninë e policisë nëse nuk kemi institucione vendore të forta, tutje ai thotë se institucionet në veri u shpërbën plotësisht kur serbët u larguan prej tyre.

“Besoj se siguria nuk mund të përmirësohet vetëm me praninë e policisë nëse nuk keni institucione vendore të forta dhe të përgjegjshme. Institucionet në veri u shpërbënë plotësisht kur serbët u larguan prej tyre”, tha Jablanoviç për Gazeta Blic.

Ai tha se qeveria e Kosovës po mundohet të krijojë disa institucione me serbët që po blihen dhe u premtohen donacione dhe vende pune, por është e qartë që nuk po i’a dalin sepse nuk kanë as besueshmëri morale dhe as legjitimitet politik.

“Tani qeveria e Kosovës po mundohet të krijojë një farë institucionesh me serbët që po blihen dhe u premtohen donacione dhe vende pune, por është e qartë se nuk po ia dalin dhe se nuk kanë as besueshmëri morale e as legjitimitet politik, sepse kjo nuk mund të bëhet”, u shpreh ai.

Gjithashu Jablanoviç thotë se Lista Serbe është përgjegjëse në radhë të parë për vakumin e sigurisë por edhe qeveria e Kosovës e ka ngritur tensionin në një nivel më të lartë dhe se tani jemi dëshmitarë që policia nuk po kontrollona sgjë në veri jashtë bazavëe policore dhe statcioneve.

“Pa zgjedhje dhe forca të reja politike kjo nuk mund të bëhet. Sipas meje, Lista Serbe është përgjegjëse në radhë të parë për vakumin e sigurisë, por edhe Qeveria e Kosovës e ka ngritur tensionin në një nivel edhe më të lartë dhe tani jemi dëshmitarë që policia nuk kontrollon asgjë në veri jashtë bazave policore dhe stacionet, dhe se pas një kohe të gjatë KFOR-i detyrohet të patrullojë në formacione luftarake”, tha Jabllanoviç për Gazeta Blic.

Paralajmërimi i fundit nga Jabllanoviq: Për dy javë do të largohen të gjithë serbët nga Policia e Kosovës