Lajme

Qeveria e Kosovës del edhe me një sqarim për subvencionimin e energjisë elektrike

01/20/2022 22:31
nga:Gazeta Blic

Qeveria e Kosovës, ka bërë të ditur se të gjithë qytetarët që konsumojnë mbi 600 kWh, do tu subvencionohet 600 kWh i parë.

Qeveria e Kosovës, është sqaruar lidhur me subvencionimin e energjisë elektrike. Rritja e energjisë elektrike do të nisë në muajin shkurt 2022, dhe qeveria ka premtuar 75 milionë euro subvencionime.

Ka publikuar siç thotë ajo, keqinformatat dhe faktet që duhet ditur rreth kësaj.

“ Të gjithë qytetarëve, edhe atyre që konsumojnë mbi 600 kWh, do t’u subvencionohet 600 kWh i parë. Tarifës së re i nënshtrohet energjia e konsumuar mbi 600 kWh, e cila tarifë po ashtu do të jetë e subvencionuar nga Qeveria”, thuhet në reagim.

Këtë e ka dhënë si fakt, derisa thotë se ishte keqinformatë që “qytetarët që konsumojnë mbi 600 kWh nuk do të përfitojnë nga subvencionimi”.