Lajme

Qeveria dhe kandidatët për deputet të përfshirë në çështje ligjore

12/15/2024 18:55
nga:N K

Në garën për t’u bërë deputetë, ka edhe persona nga radhët e partive politike që kanë probleme edhe ligjin.

Sipas Insitutit i Kosovës për Drejtësisë (IKD)  ku u publikua raporti me titull: “Qeverisja me duar të pastra dhe hetimi i korrupsionit qeveritar”, kanë thënë se nga monitorimi i tyre, del se Qeveria përbëhet nga gjashtë persona (pesë ministra dhe kryeministri Albin Kurti), të cilët kanë pasur ose kanë probleme me ligjin.

Në mesin e problemeve me ligj janë edhe Ministri i Brendshëm,Xhelal Sveçla, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla. Ku të njejtit ‘synojn’ pozitën e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Por, avokati Muhamet Mujaj tregon personat që nuk kanë drejtë sipas Ligjit mbi zgjedhjet e përgjithshme, të kandidojnë për deputetë.

“Sipas ligjit mbi zgjedhjet e përgjithshme, personat që nuk kanë të drejtë kandidimi janë ata persona: Që në tri vitet e fundit me vendim të formës së prerë kanë pasur një dënim me burgim efektiv një vit e më tepër, kanë pasur me herët ndonjë gjobë të papaguar ndaj PZAP është, apo me herët kanë dështuar t’i përmbahen ndonjë urdhëri të PZAP-së”, tha ai në një prononcim dhënë për GazetaBlic.

Mujaj thotë se një gjë e tillë nuk i bën nder demokracisë së vendit dhe perceptimit të Kuvendit si organ më i lartë shtetëror.

“Me ligj janë në rregull të gjithë ata që janë duke u zhvilluar hetime e gjykime ndaj tyre. Po për demokracinë e vendit dhe perceptimin e Kuvendit si organ më i lartë i shtetit, nuk i bën nder një person që ndaj tij zhvillohen procese të tilla”, u përgjigj ai.

/GazetaBlic/