Lajme

Qeveria cakton ish-drejtorin e Buxhetit të Kuvendit në krye të “Hidrodrinit”

01/11/2023 10:57
nga:N M

Qeveria e Kosovës ka miratuar përzgjedhjen e Bordit të Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë.

Në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, ekzekutivi ka caktuar Jusuf Nikçin, ish-drejtorin e Buxhetit të Kuvendit të Kosovës, në krye të Bordit të Ujësjellësit “Hidrodrini”.

Po ashtu, qeveria ka caktuar tre anëtarët e tjerë të bordit: Mevlyde Kelmendi Begolli, Simon Blaja dhe Driton Syvqa.

Bordi do të ketë mandat prej tre vitesh.

Mediat gjermane publikojnë detaje për vrasjen e kosovarit