Qeveria Britanike po mendon të ndalojë kompanitë e basteve të reklamojnë në fanellat e lojtarëve.
Daily Mail raporton këtë të enjte se Qeveria Britanike po analizon mundësinë e ndalimit të reklamimit të kompanive të basteve në fanellat e klubeve të Premierligës, shkruan GazetaBlic Sport.
“Ne jemi pothuajse të sigurt se reklamat e kompanive të basteve në pjesën e përparme të fanellave do të përfundojë. Të gjithë e presin”, thuhet nga një burim i afërt me procesin sipas Daily Mail.
Këtë sezon, janë nëntë klube në Premier League me logon e kompanive të basteve në pjesën e përparme të fanellës, si dhe gjashtë në Championship (ekuivalent me Ligën 2). Vlera e kombinuar e këtyre sponsorizimeve do të jetë rreth 100 milionë euro.
/GazetaBlic Sport/


