Lajme

Qeveria britanike distancohet nga ministri që fyeu emigrantët

11/04/2022 16:32
nga:Y I

Downing Street refuzoi të mbështeste një ministër i cili tha së fundmi se emigrantët që ankoheshin për kushtet në një kamp në Mbretërinë e Bashkuar ishin mosmirënjohës.

Ministri Chris Philp tha se është pak e pafytyrë që ata të cilët hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar të ankoheshin më pas për trajtimin e tyre.

I pyetur në lidhje me komentet e z. Philp për Times Radio, zëdhënësi zyrtar i Kryeministrit Britanik tha:

“Siç e kemi qenë të qartë, ata individë meritojnë të trajtohen me dhembshuri dhe respekt. Zëdhënësi i Liberal Demokratëve për Çështjet e Brendshme Alistair Carmichael tha: Komentet e Chris Philp zbulojnë një vetëkënaqësi tronditëse dhe të pashpirt për katastrofën që po shpaloset në Manston. Është e pabesueshme që teksa dëgjojmë raporte për sulme seksuale, sëmundje dhe mbipopullim kronik, përgjigja e tij është të akuzojë ata që ankohen si të “pafytyrë.”