Sporti

Qeveria bavareze merr vendim, tifozët rikthehen në “Allianz Arena”

03/30/2022 17:24
nga:Mergim Rreci

Qeveria bavareze hoqi disa nga kufizimet shëndetësore për shkak të pandemisë Covid-19.

Bayern Munich do të jetë në gjendje që pas gjashtë muajsh të mbushë tribunat e “Allianz Arena”, përcjell GazetaBlic Sport.

Masat do të hyjnë në fuqi më 3 prill, kështu që Robert Lewandowski dhe skuadra e tij do të mund të shohin tashmë 75,000 shikues në tribuna për ndeshjen kundër Augsburg, më 9 prill.