Lajme

Qeveria aprovon planin për punësimin e të rinjve nga 15 deri në 29 vjeç

05/24/2022 12:38
nga:Genita C

Qeveria e Kosovës ka aprovuar planin për zbatimin e Skemës së Garantuar për të Rinj, i cili përmban një strategji qeveritare për punësimin e të rinjve, të moshave nga 15 deri në 29 vjeç.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, plani parasheh prezantimin e ofertave të punës brenda katër muajve pas deklarimit të punëkërkuesve.

“Si rezultat, në takimin e dytë ministror është aprovuar Plani i Zbatimit për Skemën e Garantuar për të Rinj që ka për qëllim zvogëlimin e numrit të të rinjve që nuk janë në punësim, shkollim apo trajnim, si dhe sigurimin e një oferte për punësim për të gjithë personat (15-29 vjeç), brenda katër muajve që deklarohen si punëkërkues”, tha MFPT-ja.

Ministria e Financave tha se plani paraqet një ndërhyrje urgjente të qeverisë në sistemin e punësimit të të rinjve në vend.