Lajme

“Qeveri me hapa të breshkës” – Analistët: Jemi në fushatë zgjedhore, opozita në rrezik që ta humb prapë betejën

03/17/2024 18:18
nga:G C

Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi thotë se ka përgatitje për zgjedhje parlamentare.

Arifi në një prononcim për GazetaBlic thekson se, këtë e vërtetojnë më së miri videot e publikuara nga partia në pushtet dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Videot e fundit që u publikuan nga partia në pushtet dhe kryeministri Kurti po tregojnë që për katër vite, kemi zhvillim me hapa të breshkës andaj mendoj se ka përgatitje për zgjedhje parlamentare”, tha Arifi.

“Po vërehet se nuk është vetëm presioni i jashtëm për zbatimin e marrëveshjes franko-gjermane, por edhe ai i brendshëm sepse qyterarët e vërejnë më së mirë atë çfarë bën e çfarë nuk bën Qeveria”, shton ai.

Sipas Arifit, Vetëvendosje tashmë e ka kuptuar që nëse qëndron në pushtet ende, do të dobësohet.

“VV’ja e ka kuptuar se aq më shumë që do të rrinë në pushtet, aq më shumë do të dobësohet”, tha Arifi për GazetaBlic.

Ndërsa sipas njohësit së politikës, Fidan Ukaj thotë VV’ja gjithmonë ka provuar ta mbajë elektoratin me video të tilla.

Ukaj në një prononcim për GazetaBlic thekson se, partia në pushtet e ka shtuar këtë dinamikë, pasi jemi tash në vit zgjedhor.

Këtë Ukaj e quan manipulim tek opinioni publik për mos punën e tyre.

“Mendoj se VV’ja vazhdimisht ka provuar që ta mbajë elektoratin e saj të ndezur me këso video e me vendime populiste. Tani kur mund të themi se jemi në vit zgjedhor, VV’ja veç sa e ka shtuar këtë dinamikë të propagandës politike duke u ekspozuar deri tek fondet e BE-së”, tha Ukaj.

“Mendoj se është manipulim i opinionit publik për mos punën apo dështimin e kësaj qeverie në punën e saj”, tha Ukaj për GazetaBlic.

Ndërsa, Gazmir Raci, analist politik, mendon krejtësisht ndryshe.

Raci i tha GazetësBlic se nuk e dinë nëse opozita është gati për betejën e radhës me partinë në pushtet.

Raci tutje shton se, tashmë jemi në vit zgjedhor.

“Opozita që nga fillimi po kërkon zgjedhje, por nuk e dinë a janë gati për betejën e radhës sepse sondazhi spo i qet mirë”

“Kurse për zgjedhje ne tashmë, diku edhe 11 muaj i kemi zgjedhjet e rregullta dhe vetëm sa jemi tashmë në fushatë, nuk luan rol dy muaj para ose muaj pas, pasi ato të rregulltat janë afër”, tha Raci për GazetaBlic.

/GazetaBlic/

Kurti përmbledh projektet e javës në video: Nga jugu në veri me shumë punë e projekte