Showtime

Qetsori eskalon: Kristi është myk dhe zvarranik

03/21/2023 22:03
nga:Y I

Gjatë mbrëmjes së sotme, në Prime, ndodhi një debat mes Kristit dhe Qetsorit.

Ishte ky i fundit që përdori fjalë ofenduese drejt Kristit, duke e cilësuar atë si “myk”.

Gjatë emisionit, Qetsori e quajti Kristin zvarranik, duke shtuar se nuk ia përton t’i kthejë përgjigje.

Kristi: Më çarmatosi me atë humorin që ka. Unë me Qetsorin nuk kam debate të vërteta. Vë re që kur unë flas, ai përgjigjet me mënyra të çuditshme.

Qetsor: Kristi është zvarranik dhe unë nuk ia përtoj t’i përgjigjem keq. Ai e ka shprehur vetë në disa momente që është zvarranik dhe unë ashtu do e shikoj. Unë e shoh si retilian.

Kristi: Nuk e kuptoj në çfarë konteksti e thotë.

Qetsor: Sillet si anëtar i Komisionit Evropian këtu, si delegues i punëve.

Kristi: Debatet mes meje dhe Qetsorin, ja kështu janë.

Qetsor: Zvarritu Kristi, atë di të bësh ti.